Arte
Kush është koleksionuesi i veprave të Enver Hoxhës në Vlorë?
Demokracia
17:00 | 30 Maj 2021

Share:

Në këtë kafenë, që dikur shërbente si kazermë për ushtarëve italian gjatë luftës së dytë botërore, sot në të janë koleksionuar disa prej veprave të ish-drejtuesit të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Pronari i këtij lokali, Sokol Cukani, koleksionues dhe një adhurues i madh i botimeve të vjetra, pati mundësin të mblidhte edhe botimin e fundit të gazetës “Drita”, të cilën e vendosi në muret e këtij lokali.

Përveç tyre, ai arriti të koleksiononte edhe letërkëmbimet e ushtarëve italian dhe gjerman, të cilat i kishin bërë më familjaret e tyre, gjatë luftës së dytë botërore.

Cukani këto vepra i ka të ekspozuara në kafenenë e tij në Vlorë, ku thotë se shumë persona ulen të pinë kafe dhe i lexojnë librat e tij.

“Ky është ndërtim i viti 1929, është ndërtuar për kazerma të ushtarëve italian dhe më mbarimin e luftës së dytë botërore ka shërbyer si magazinë e frutave të thata që vinin nga fshatrat përreth. Dhe në vitet 58-a regjimi vendosni të bënte këtu përball teatrin “Patro Marko”, ku  u zhvendosen pastaj këto kazerma në qendra tregtare dhe në qendra të banimit”, rrëfen ai për Demokracia.com.

Ai thotë se muret e këtij lokali datojnë që nga viti 1929, kur edhe ishte ndërtuar ky lokal.

“Muret nuk i kam prekur fare, i rrezova për të hequr materialin e vjetër dhe më dolën rastësisht këto gurë dhe vendosa që t’i lija. Duke pasur gjithmonë dëshirë për të koleksionuar gjërat e vjetra, për t’i dhënë jetë të vjetrës, vendosa që nga e vjetra ta kthej në funksionale. Kisha një garazh me këto gjërat e vjetra dhe fillova t’i vendosja këtu pak nga pak. Dhe kështu fillova ta vendosja botimin e fundit të gazetës “Drita”, buketi 94″, tregon ai.

Ndërsa, koleksionimi i këtyre veprave bëri që ai shpeshherë të quhej edhe komunist, megjithatë ai tregon se arsyeja pse ai i koleksionoi këto vepra është për të treguar historinë e Shqipërisë, derisa shto se turisti nuk duhej të shkojnë në Shqipëri thjesht për plazhin apo malin, por edhe për kulturën dhe për të kaluarën e këtij vendi.

“Rastësisht kisha porositur disa postera të regjimit socialist, këtu kemi edhe kodin e parë të punës të regjimit socialist. Fillova të koleksionoja, kisha koleksionin tim të veprave të diktatorit, jo sepse jam një simpatizant i diktatorit, por desha që të përfitoja edhe unë duke reklamuar ose duke zënë në dukje të shkuar tonë duke mos e harruar kurrë për të ardhmen. Këto i kam mbudhur avash avash, nuk besoj që jam i vetmi ka disa që i kanë koleksionuar. Të gjitha verat e Enverit janë rreth 74, por janë edhe disa që s’janë vepra, duhet të jenë diku rreth 78, 79. Shumë veta i kërkojnë për t’i lexuar. Shpeshherë më thonë c’ne koleksionues i diktatorit, shumë vetë më kanë thënë që ti je komunist, por e kam shpjeguar që unë nuk jam nga një familje komuniste, madje jam prekur nga komunizmi. Por pse mos të përfitojmë diçka nga historia jonë. Dhe mendoj që turisti këtu nuk duhej të vij thjesht për plazhin e malin, por duhet të vijë për kulturën për atë që kemi kaluara”, shpjegon tutje Cukani.

Ai po ashtu tregon se ka të koleksionuara edhe letra të ish-ushtarëve belg dhe gjermanë, të cilët i kishin këmbyer me familjarët e tyre gjatë luftës së dytë botërorë.

Ai tregon se është koleksionist shumë i mirë edhe i kartëmonedhave. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme