ShowBiz
“Kush është? – Jam unë princi yt”, Princi Harry humb në Londër dhe troket në dyert e gabuara – pamjet e kamerave të sigurisë bëhen virale
Demokracia
10:31 | 10 Maj 2025

Share:

Një skenë që duket si pjesë e një komedie britanike është bërë realitet në rrugët e Londrës.

Princi Harry është parë duke u endur në lagjen Fulham, ku më së paku tri herë ka trokitur në dyer të gabuara, duke kërkuar adresën e saktë.

Një nga momentet është kapur edhe nga një kamerë dere, ku Harry shfaqet i hutuar dhe dukshëm i pasigurt për vendndodhjen e tij. Banorët e befasuar nuk e besonin sytë kur përballë tyre u shfaq vetë Duka i Sussex-it.

Kjo situatë komike vjen në një periudhë të tensionuar për princin, i cili është në përballje ligjore me autoritetet britanike pas vendimit për t’ia hequr sigurimin e armatosur gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Harry ka shprehur shqetësimin se ndihet i pambrojtur, sidomos kur udhëton me familjen.

Megjithatë, për shumë britanikë, pamja e një princi të humbur që endet rrugëve të Londrës dhe troket në dyer si një qytetar i zakonshëm, është sa e pazakontë aq edhe e humorit të pastër anglez.

Nuk dihet nëse më në fund ai e gjeti shtëpinë që kërkonte – por një gjë është e sigurt: Fulham s’e harron lehtë këtë vizitë mbretërore. /Telegrafi/

Të ngjashme