Rita Ora po mendohet të ketë nisur një lidhje të re me regjisorin e Thor, Taika Waititi.
Sipas burimeve ata të dy janë duke u takuar prej një muaji tashme, përderisa këngëtarja është duke qëndruar në Sydney për xhirimet e The Voice, transmeton Demokracia.com
Rita dhe Taika nuk janë duke e mbajtur fshehtësi lidhjen e tyre mes miqve dhe mendohet se gjërat janë duke u bërë serioze.
“Ata janë së bashku prej muajit mars, mirëpo nuk duan të marrin gjërat shumë shpejtë. Sidoqoftë të gjithë miqtë e tyre e dinë për këtë lidhje dhe ata e pëlqejnë njëri tjetrin”.
Rita dhe Taiko nuk e kanë komentuar këtë, mirëpo këngëtarja ka postuar një foto ku Taika e ka mbështjellë mes krahëve, gjë që bëri shumë ndjekës të aludojnë se ata janë së bashku./Demokracia.com/