ShowBiz
Kush është i dashuri i ri i Bella Hadid
Demokracia
12:01 | 09 Korrik 2021

Share:

Bella Hadid është sërish e dashuruar! Kësaj radhe nuk kanë qenë paparacët që e kanë zbuluar lajmin e madh, por ka qenë vetë supermodelja e cila ka publikuar një foto duke u puthur me të dashurin e saj të ri, Marc Kalman.

“Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar dhe e dashur”, shkroi ajo përkrah një galerie fotosh, ku e fundit ishte kjo me Kalman.

Kalman është një drejtor arti dhe ka dizajnuar vepra arti për albumin e Travis Scott.

Nuk dihet se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New York në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund njëherë e mirë në vitin 2019, duke qenë se distanca ndikonte negativisht në marrëdhënien e tyre.

The Weeknd, nga ana tjetër, u pa për darkë me Angelina Jolie javën e kaluar, por ishte e paqartë nëse takimi ishte romantik, miqësor apo biznesi.

Të ngjashme