Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se talenti Emir Sahiti, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve, shkruan Demokracia.com.
Por kush është Emir Sahiti?
23-vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellën e Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë, derisa karrierën e nisi te Ramiz Sadiku për t’u transferua te Prishtina në kategoritë e reja. Sahiti karrierë bëri edhe te Trepça ’89 për t’u transferuar më pas te Rabotniçki në Maqedoninë e Veriut nga ku kaloi në kampionatin kroat te Hajduku ndërsa një kohë ishte i huazuar edhe te Sibenku poashtu në Kroaci.
Sahiti shihet si një futbollist që në të ardhmen mund ta ndihmojë shumë ekipin e Kosovës. /Demokracia.com