Lajme
Kush është Elvis Kelmendi që u arrestua në Bosnjë dhe çfarë vepra ka kryer në Kosovë
Demokracia
08:49 | 13 Korrik 2022

Share:

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit është arrestuar të martën nga Njësia Speciale e Bosnje dhe Hercegovinës, në një aksion të madh kundër krimit.

Babai i Elvisit, biznesmeni nga Peja ishte i përfshirë në një sërë veprash kriminale bashkë me djemtë e tij.

Elvisi është djali i madh i Naserit, i cili së bashku me vëllezërit e tij Liridon dhe Besnikun, janë në listën e anëtarëve të karteleve kriminale nga Meksika dhe Amerika Latine, raportojnë mediat e rajonit.

Probleme me ligjin Elvisi ka pasur edhe në të kaluarën, në vitin 2010 ishte akuzuar për vrasje.

E kishte pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Ai ishte arrestua edhe në Beograd në vitin 2017 për dhunë në familje dhe armë pa leje. Elvisi u denoncua në polici nga e dashura e tij.

Bashkë me babanë dhe dy vëllezërit e tij janë të përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si trafikues ndërkombëtar të drogës.

Po ashtu Elvis Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video-incizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

Ai ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, madje për këtë PK kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij.

Familja Kelmendi njihet për zotërim të madh të pasurisë, ata cilësohen si “bosët e drogës”, të kërkuar nga njësitet policore në disa vende të Ballkanit. /Express

Të ngjashme