Zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente e Republikës së Kosovës nuk ishte edhe aq e lehtë për të. Ajo dështoi dy herë të zgjidhet Presidente e herën e tretë, siguroi vota nga emrat e partive tjera. Një nga ata emra ishte edhe deputeti Adem Hoxha, të cilit iu premtuan pozita shtetërore në këmbim të votës së tij. Por kush është Adem Hoxha?
Një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente e Republikës së Kosovës, Kuvendi nisi punën për ta zgjedhë presidente por kjo tentativë dështoi. Raundi i parë u përsërit dy herë dhe në asnjëherën herë nuk mori votat e mjaftueshme për kuorum.
Nuk ishin vetëm këto dy dështime në zgjedhjen e saj që ndodhën paraprakisht. Edhe ditën tjetër, në dy raundet e para Vosa Osmani nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë Presidente, shkruan Demokracia.com.
Duke hyrë në raundin e tretë, nisën të prezantohen emra të rinj, në mbështetje të saj.
Pati një aderim, Adelina Grainca, nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje dhe një votë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, për Vjosa Osmanin, anipse këto dy parti kishin bojkotuar seancën për zgjedhjen e presidentit.
Pjesë e kësaj liste të emrave ishte edhe emri i Adem Hoxhës, deputetit i Partisë së Bashkuar Gorane, vota e të cilit ishte një nga vendimtaret në bërjen e kuorumit, për ta votuar presidenten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Katër ditë para zgjedhjes së Presidentit, kur Lëvizja Vetëvendosje thanë se nuk iu duhet vota e Lisës Serbe që të bëhet kuorumi për Vjosa Osmanin.
Në fakt, Lëvizja Vetëvendosje shpesh herë ka përsëritur se nuk bëjnë llogatirje për qeverisje me Listën Serbe, bile shpesh herë duke i kritikuar qeveritë e kaluara për bashkëpunim me ta.
Rrjedhimisht, edhe deputeti Adem Hoxha, i cili është deputet i Partisë e Bashkuar Gorane ka qenë cak i kritikave të VV-së, madje duke e cilësuar si person të afërt me qeverinë e Serbisë.
Zgjedhja e presidentit Adem Hoxhën e gjeti në Grupin Parlamentar të Listës Serbe. Adem Hoxha, në fakt, edhe në Legjislaturën e Pestë, Gjashtë dhe Shtatë, ishte në Grup Parlamentar me Listën Serbe.
Në Legjislaturën e Pestë, Adem Hoxha kishte qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe si deputet i pavarur.
Në Legjislaturën e Gjashtë dhe të Shtatë, ai hyri sërish në Parlament me Grupin Parlamentar të Listës Serbe, por si pjesë e Partisë së Bashkuar Gorane, shkruan Demokracia.com.
Kthehemi në vit para, në kohën kur Hoxha po votonte për konstituimin e Qeverisë Hoti vitin e kaluar, pati kritika nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.
Abazi në një postim në rrjetin social Facebook, e kishte quajtur Adem Hoxhën, si person të afërt me qeverinë e Serbisë.
“Adem Hoxha- i denuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë. Vëllau i tij punon për qeverinë e Serbisë gjithashtu”, shkruante Abazi.
Por ditën e djeshme kur edhe pritej të votohej për presidentin e vendit, Hoxha pati një takim me kryeministrin Albin Kurti, dhe mes tyre u arrit një marrëveshje, që Hoxha të merrte pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit në këmbim të pozitës së zëvendësministrit.
“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, deklaroi Hoxha gjatë ditës së djeshme. /Demokracia.com/