Lajme
Kush është Besnik Mujeci, asamblisti i LVV-së që u kap me drogë në Shqipëri
Demokracia
11:30 | 15 Gusht 2023

Share:

Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me 10 mijë doza ekstazi.

ABC News ka zbuluar emrat e personave të arrestuar.

Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar.

Në mesin e të arrestuarve Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Kush është Besnik Mujeci?

Besnik Mujeci, 40- vjeçar, është asamblist i Lëvizjes vetëvendosje, i cili në zgjedhjet e fundit për Asamble Komunale ka marrë 608 vota.

Mujeci njihet edhe për përplasje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Madje ky i fundit e kishte ftuar Mujecit që t’I qerojnë hesapet jashtë sallës së Kuvendit.

Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar edhe nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro gjobë.

Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës. /Periskopi/

Të ngjashme