Auto&Tech
Kush është artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave,
Demokracia
13:53 | 29 Gusht 2021

Share:

Justin Bieber është klasifikuar si artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave, me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujorë, sipas TMZ.

Suksesi i albumit të tij të ri Justice, i publikuar në mars dhe projekti me The Kid LAROI, Stay, i cili ka mbetur në vendin e parë të Billboard për gjashtë javë rresht, ndihmoi në rritjen e numrit të tij në platformë.

Mesatarisht ylli i popit 27-vjeçar ka 8.8 milionë dëgjues më shumë se The Weeknd, i cili u rendit i dyti me 74.5 milionë.

Ed Sheeran doli i treti me 72.4 milionë, ndërsa Ariana Grande dikur theu rekordin e Spotify me 82 milionë dëgjues mujorë, por tani ka rreth 59.8 milionë dëgjues mujorë.

Vitin e kaluar, Billie Eilish u emërua artistja femër ‘më e dëgjuar’ e Spotify për vitin 2020.

Në atë kohë, kantautorja 19-vjeçare, mundi Taylor Swift dhe Grande për vendin e parë me 49,736,031 dëgjues mujorë.

Të ngjashme