Sport
Kush është Artim Pollozhani që Daja e angazhoi ndihmëstrajner te Ballkani
Demokracia
13:49 | 05 Janar 2022

Share:

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit, skuadra nga Suhareka ka prezantuar me trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja, shkruan Demokracia.com.

Daja që ishte trajner i Partizanit të Tiranës pranoi një aventurë të re në karrierë duke e marrë skuadrën kosovare. Ai së bashku ka sjell edhe ish-futbollistin e njohur Artim Pollozhani, por ai do të jetë në pozitën e ndihmëstrajnerit.

Pollozhani si futbollist ka luajtur në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Gjermanisë e Rusisë ndërsa së fundmi ka qenë ndihmës i Ilir Dajes te Skënderbeu. /Demokracia.com

Të ngjashme