Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi njoftoi se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka thirrur në një takim nënkryetarët e partisë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD, Arta Sakja.
Bardhi thotë se sipas Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e saj i ka konsultuar ata me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej nënkryetarëve për drejtimin e Partisë.
Sipas asaj që deklaron Bardhi, nënkryetarja Jorida Tabaku ka hequr dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë.
“Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj” – thuhet në deklaratën e Gazmend Bardhit.