Lajme
Kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së? – Flet Isa Mustafa
Demokracia
15:10 | 15 Shkurt 2021

Share:

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), aktualisht është pa kryetar pasi që Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Mustafa ka njoftuar për dorëheqjen e tij para gazetarëve, raporton Demorkacia.com.

I pyetur se kush mund të jetë kryetar i ardhshëm i LDK-së, Mustafa ka thënë se nuk kanë ndonjë emër.

“Nuk kemi tani ndonjë emër, do t’i bëjmë përgatitjet për këtë arsye nuk kemi shkuar tash me e formatizua këtë proces. Do të ulemi shpejt, do të bisedojmë në mënyrë që të shohim se çfarë interesimi kemi ne për kryetarët e LDK-së sepse kemi pasur interesime edhe përpara edhe ta përfundojmë këtë proces ta gjejmë një kandidat ose të kemi konkurrencë mes kandidatëve në mënyrë që procesi të shkojë sa më mirë”, theksoi Mustafa.

Ai ka thënë se akoma askush nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. /Demorkacia.com/

Të ngjashme