Lajme
Kusari: Vendimi i shtetit ndaj Klan Kosovës është arbitrar, i ngjashëm me ato në Turqi e Bullgari
Demokracia
23:16 | 14 Qershor 2023

Share:

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka reaguar sërish duke thënë se vendimi i Agjencisë së Biznesve për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është vendim me bazë të gabuar ligjore.

Një vendim i tillë, sipas Kusarit, është jashtë kompetencave të ARBK-së. Këtë vendim, ajo e ka cilësuar si arbitrar “pa justifikim të duhur dhe ka vetëm një qëllim – të ushtrojë kontrollë totale në Klan Kosova dhe në mediat tjera”.

Ajo shtoi se vendime të tilla janë shume të ngjashme me vendimet që i marrin autoritetet në Turqi, Poloni, Hungari, Greqi apo Bullgari kundër mediave.

“Vendimi i ARBK-së nuk është dokument juridik është vendim politik i mirë-orekstruar nga kjo qeveri dhe do të ketë pasoja të tmerrshme për demokracinë e vendit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme