Lajme
Kusari: Sulmi më i madh që i është bërë pluralizmit të medias në Kosovës nga një parti politike
Demokracia
19:01 | 28 Korrik 2023

Share:

Juristja për media, Flutura Kusari ka reaguar pas vendimit të pushtetit për mbylljen e mediumit Klan Kosova.

Kusari përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari kanë marrë sot një vendim politik.

Ajo tutje ka thënë se ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Qeverisë Kurti për ta mbyllur një media në Kosovë.

“Vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit është politik, arbitrar, me bazë të gabuar ligjore, me procedurë të shpikur dhe nga autoriteti dhe zyrtarja që nuk ka kompetencë të pezullojë certifikata biznesore. Ky është sulmi më i madh që i është bërë pluralizmit të medias dhe demokracisë në Kosovës nga një parti politike. Asnjëherë nuk kam besuar që në vendin tonë do të ndodhte një gjë e tillë. Asnjëherë.” – ka shkruar ndër të tjera Kusari.

Të ngjashme