Lajme
Kusari: Rroga prej 900 eurosh për një gjykatës është tallje, vendim super skandaloz
Demokracia
10:09 | 24 Nëntor 2022

Share:

Po vazhdojnë reagimet kundër vendimit të Qeverisë Kurti për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kritikuar qeverinë duke thënë se është vendim “super skandaloz” dhe se rroga prej “900 eurosh për një gjykatës është tallje, ofendim, nënçmim”.

Ajo ka kërkuar që të përkrahet nga të gjithë Këshilli Gjyqësor pas këtij vendimi të Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Vendimi i Kryeministrit për të ulur pagat e sistemit gjyqësor dhe Gjykatës Kushtetuese është vendim i tmerrshëm dhe përpjekje për të gjunjëzuar gjykatësit dhe prokurorët dhe për t’i kontrolluar ata politikisht.

Është sidomos demotivues për gjeneratat e reja të gjyqtarëve të cilët janë fantastikë, me integritet të lartë dhe kanë lënë punë me paga më të mira për të kontribuar. Rroga prej 900 eurosh për një gjykatës është tallje, ofendim, nënçmim.

Të gjithë duhet të mbështesim Këshillin Gjyqësor dhe gjithë të tjerët për të kundërshtuar këtë vendim super skandaloz.

Të ngjashme