Lajme
Kusari pyetet nëse e mendoi dorëheqjen: Jo, asnjëherë të vetme
Demokracia
21:56 | 10 Korrik 2023

Share:

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.

Ermal Panduri, udhëheqës i emisionit, e ka pyetur nëse ka menduar dorëheqjen për shkak të bisedës me Radojiçiqit.

“Asnjëherë të vetme” – tha Kusari, teksa u pyet se a nuk është arsye e mjaftueshme që Radojiçiq është në kërkim nga Kosova e është në listë të zezë të ShBA-së e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ermal, jo. Qe po të tregoj arsyen kryesore dhe përmbajtësore. Mënyrën e prezantimit sot pas 14 muajve të diçkaje që nuk ka dhënë as edhe një efekt të vetëm, në të kundërtën, e përmenda që situata në terren ka shku drejt përmirësimit dhe drejt ngushtimit hapësirës dhe manovrim të personave si Radojiçiqi, Veselinoviqit dhe Lunes, që është prapa grilave” – theksoi ajo.

Të ngjashme