Lajme
Kusari – Lila: Osmani shembull që duhet ta ndjekin gratë dhe vajzat kosovare
Demokracia
20:37 | 04 Prill 2021

Share:

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur e gëzuar pas arritjes së zgjedhjes si Presidente e vendit, Vjosa Osmanin, duke thënë se është një shembull i cili duhet të ndiqet nga gratë dhe vajzat kosovare.

Ajo tha se ndihet e lumtur që u arrit të përmbyllet një proces i nisur shumë kohë më parë, për të mirën e demokracisë dhe përfaqësimin e vullnetit të popullit.

“Jam shumë e lumtur sot, në fakt që arritëm të përmbyllim një proces të filluar vite më parë, por gjithsesi një proces i cili prezanton dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë rë mundshme vlerën e demokracisë, përfaqësimin e vullnetit të qytetarëve të republikës, në zgjedhjen e Presidentes së vendit, por gjithashtu edh qeverisë dhe kuvendit, që ata e votuan dhe i besuan”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo tha se kjo ditë do të mbetet historike, duke u treguar se rrugët e vështira duhet të ndiqen dhe mbi të gjitha tregoi identitetin e ri të politikës kosovare, shkruan Demokracia.com.

“Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë historike për arsye se më së miri përfaqësoi atë çfarë qytetarët duan. Më së miri tregoi se rruga për te ndryshimi mund të mos jetë e lehtë, por nuk është e pamundur dhe më së miri e tregoi identitetin e politikës së re kosovare, politikë e cila është e bazuar tërësisht në përfaqësimin e barabartë dhe tregoi mbi të gjitha ndryshimin e madh që arritëm ta bëjmë”, tha Kusari-Lila.

Kusari – Lila u shpreh se të bëhet një grua presidente, e cila është personi më i votuar në historinë e Kosovës është një shembull për gratë dhe vajzat kosovare që rruga e vështirë ia vlen të ndiqet, nëse ke përkrahjen e të tjerëve.

“Të bëjmë një grua presidente, e cila vjen si gruaja më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës dhe  ecila në një rrugëtim të gjatë politik iu jep një shembull vajzave dhe grave në vend se rruga e vështirë ia vlen të ndiqet, se në fund do të rezultojë me sukses, nëse të gjithë të tjerët e mbështesin dhe i besojnë”, tha Kusari – Lila.

Vjosa Osmani u zgjodh sot Presidente e Kosovës me 71 vota pro./Demokracia/

Të ngjashme