Lajme
Kusari-Lila: Nuk munden mbi gabimet e dekadës së fundit t’ia faturojnë një qeverie tjetër
Demokracia
14:20 | 28 Mars 2022

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se në seancën e sotme kanë ardhur të përgatitur për formimin e komisionit hetimor, por që sipas saj opozita ka paragjykuar lidhur me atë se ku kanë shkuar subvencionet e Qeverisë.

Ajo ka thënë se opozita nuk mundet që gabimet e dekadës së fundit t’ia faturojnë një qeverie, e cila sipas saj po e merr përgjegjësitë e një Qeverie të shkuar.

“Dakordimi mes grupeve parlamentare ishte që ky propozim të shkoj pa debat dhe pa paragjykime. Prapë u fillua me diskutime dhe paragjykime. Sot sërish u fol që Qeveria Kurti ka humbur investimet nga MCC. Strategjia e cila po përgatitet është në përputhje edhe me investimet. Investimi është edhe në parkun solar afër KEK-ut”, tha Kusari-Lila.

“Nuk munden mbi gabimet e dekadës së fundit t’i faturojnë një qeverie që të merr përgjegjësitë e një qeverie të shkuar. Jemi të vetëdijshëm që komisioni formohet me 1/3 e deputetëve por nuk pranojmë të abuzohet me të vërtetën. Ka baza ligjore për t’u formuar komisioni. Ne siç kemi qenë të përgatitur edhe për seancë sot për të votuar por sot u tha në seancë qe duhet të zbulohen mashtrimet kontratat e marrëveshjet”, tha ajo.

 

Të ngjashme