Lajme
Kusari-Lila i shuan shpresat për TRUSTI-n: Vetëvendosje s’e mbështet këtë iniciativë
Demokracia
12:06 | 13 Qershor 2022

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar edhe një herë se kjo parti nuk e mbështet kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale (TRUST).

Ajo ka thënë se askush nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk e përkrahë idenë e tërheqjes së këtyre mjeteve, përcjell Demokracia.com.

“Kjo nuk ka të bëjë me inate politike apo kokëfortësi tonën në raport me kërkesën. Por, sepse është e dëmshme dhe e shkatërron Trustin. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative”, tha Kusari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo tha se ky është inat politik i opozitës.

“Nuk do ta mbështesim iniciativën”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme