Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.
Kusari-Lila i tha Bërnabiqit që të kujtojë ditën e sotme. “Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”.
“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.
Remember this day. This is the day when Serbia officially lost any possibility of its further influence through elected officials of 🇽🇰 Serbs. Only remaining tool for 🇷🇸 to use, are gangs with whom until now 🇷🇸 terrorized 🇽🇰 Serbs.
It’s a day long overdue, but it’s finally here. https://t.co/CTrsoHMEBA— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) April 23, 2023
Bërnabiq duke shpërndarë disa fotografi nga vendvotimet në veri, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.
“Zgjedhje të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, ka shkruar Bërnabiq.