Lajme
Kusari ka një kërkesë për kryetarin e ri të LDK-së
Demokracia
15:04 | 14 Mars 2021

Share:

Ekspertja ligjore e mediave Flutura Kusari, menjëherë pas zgjedhjeve të kryetarit të LDK-së, ka një kërkesë për kreun e sapozgjedhur të kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Kursari, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se detyra e parë për Lumir Abdixhikun është krijimi i një departamenti funksional për komunikim për media, raporton Demokracia.com

“Detyra nr. 1 për Lumirin: me e kriju një departament funksional për komunikim me media. “, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është parti jotransparente.

Lumir Abdixhiku është zgjedhur sot kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me gjithsej 190 vota. /Demokracia.com/

Të ngjashme