Lajme
Kurtit i vjen zor t’ua përmend emrat krerëve të UÇK-së, u referohet si shqiptarë të akuzuar
Demokracia
17:44 | 03 Maj 2022

Share:

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nuk janë thjesht shqiptarë që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ata po mbahen në paraburgim si drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo si individë, shkruan Demokracia.com.

Por, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, atyre u janë referuar si shqiptarë të akuzuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka mbajtur një takim me ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime të luftës dhe po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Lidhur me takimin virtual që ka zhvilluar Kurti, Qeveria e Kosovës ka dërguar edhe komunikatë për media, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të institucioneve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit u është referuar me një tjetër emër: ‘shqiptarë të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë’.

“Kryeministri Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, thuhet saktësisht në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. /Demokracia.com/

Pas një viti kryeministër, Kurti bashkëbisedon me avokatët mbrojtës të të paraburgosurve në Hagë

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025