Lajme
Kurtit i vjen mbështetje nga Sali Berisha, një “non-grata” i SHBA-së
Demokracia
21:48 | 26 Maj 2023

Share:

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i ka ardhur një mbështetje nga Sali Berisha, i cili është person i shpallur “non-grata” në SHBA.

Berisha ka thënë se e mbështet të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit.

Ky është postimi i plotë:

Tensione të forta në Veri të Kosovës.

Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.

Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

Të ngjashme