Lajme
Kurtit i dukej se po i afroheshim Kroacisë, paga mesatare arrin atje në rreth 1 mijë euro
Demokracia
13:14 | 09 Maj 2022

Share:

Paga mesatare mujore neto për personat juridikë në qytetin e Zagrebit në shkurt të këtij viti ka arritur në 8,640 kuna (1,146 euro), që është një rritje prej katër për qind në krahasim me shkurtin 2021, sipas Departamentit të Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillimi, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Krahasuar me pagën mesatare mujore për shkurt në nivel të vendit, e cila arriti në 7,452 HRK (989 euro), paga mesatare neto në Zagreb e paguar për të njëjtin muaj ishte më e lartë për 1,188 HRK (157 euro), raporton Demokracia.com.

Sipas Departamentit të Statistikave të Zyrës së Qytetit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim, paga më e lartë mesatare mujore neto te personat juridikë në muajin shkurt është paguar në prodhimin e produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, në vlerë prej 15,243 HRK (2,024 euro).

Në të kundërt, paga më e ulët është paguar në prodhimin e lëkurës dhe produkteve të ngjashme, në vlerën 4,994 kuna (663 euro).

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti kishe thënë se me rritjen tonë ekonomike, Kosova do t’i afrohet Kroacisë.

“Ka rritje ekonomike reale në këtë vit. Të gjitha indikacionet janë që po shkojnë rritjet deri në atë drejtim”, kishte deklaruar Kurti, ndërkohë që Kosova e ka pagën minimale më të ulëtën në Evropë. /Demokracia.com/

Të ngjashme