Lajme
Kurtit e Muratit iu ndalet rryma në mes të fjalimit, po mburreshin për buxhetin
Demokracia
17:00 | 22 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave Hekuran Murati dhe atë të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë shpalosur Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Prizrenit.

Gjatë fjalimit të tyre është ndërprerë energjia elektrike në sallën “Dokukino” në Prizren.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar buxhetin për vitin 2023.

Takimi parë me qytetarë ka filluar të mbahet sot në Komunën e Prizrenit nga  orën 15:00.

Ndryshe ditë më parë me 64 vota për në parim në Kuvendin e Kosovës është votuar buxheti prej 3.2 miliardësh për vitin 2023.

Të ngjashme