Lajme
Kurtishaj për vendimin ndaj Klan Kosovës: Mesazh jo i duhur, krijon pasiguri për bizneset vendore dhe investitorët e huaj
Demokracia
15:24 | 29 Korrik 2023

Share:

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, ka thënë se situata politike po e dëmton vendin ekonomikisht, me theks industrinë e turizmit.

Lëvizje të dëmshme e quan ai edhe vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të certifikatës së biznesit.

“Mesazh jo i duhur për investitorët. Mbjell pasiguri për bizneset aktuale dhe ata që kanë në plan të investojnë. Kur flitet për një medium kaq të madh, që t’i hiqet licenca, krijon pasiguri dhe situatë të paqëndrueshme për bizneset dhe investitorët e huaj që kanë pasur pretendim për të investuar në Kosovë”, ka thënë Kurtishaj në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.

Kurtishaj ka thënë se edhe situata e muajve të fundit në pjesën veriore ka bërë që edhe diaspora shqiptare të vonohet për ardhje, apo të zgjedhin destinacione të tjera për t’i kaluar pushimet.

“Për shkak të pasigurisë në rrugë, ndalesave, ‘jo shkoni ka Merdari’… ka bërë që ata ta shmangin Kosovën”.

Të ngjashme