Kryeministri Albin Kurti këto ditë gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pari i Qeverisë së Kosovës nuk ka arritur ende të sigurojë ndonjë takim të rëndësishëm me politikanë të nivelit të lartë amerikanë.
Kurti edhe pas më shumë se një vit të qeverisjes nuk ka arritur që t’i “prek” dorëzat e dyerve të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Demokracia.com.
Ai nuk ka arritur ta takojë as biznesmenin Gazmend Gjonbalaj, mbështetësin e tij, i cili jeton dhe vepron në SHBA.
Gjonbalaj kishte dhënë një premtim të madh, që nëse Kurti i fiton zgjedhjet do të investonte në Kosovë 50 milionë dollarë.
Madje, videoja ku ai e premtonte këtë investim të madh ishte shpërndarë edhe nga vetë Kurti.
Për këtë premtim të Gjonbalajt është pyetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë ai, sepse nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.
“Është mirë ta pyesni atë, e falënderoj për gatishmërinë e jashtëzakonshme. Gazmend Gjonbalaj ka qenë nxënës i mirë”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në SHBA më datë 6 maj. Ende nuk dihet sa do të zgjasë vizita e tij atje. /Demokracia.com/