Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatoren amerikane, Joni Ernst.
Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se me senatoren amerikane kanë biseduar rreth Forcave të Sigurisë së Kosovës, përcjell Demokracia.com.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me senatoren Joni Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës në Senatin e SHBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkudhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare. Ajo ka luajtur rol jetik në forcimin e Forcave tona të Sigurisë”, ka shkruar Kurti.
It was a pleasure to talk with @SenJoniErnst who is a staunch supporter of Kosova in the U.S Senate. She is Vice Chair of the Senate Republican Conference, and co-chair of the #SenateAlbanianIssuesCaucus. She played a crucial role in strengthening our Security Forces. pic.twitter.com/IyUiRk2iup
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021
Ai tutje ka thënë se e ka falenderuar senatoren Ernst për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“E falënderova atë për përkrahjen e vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë, të cilat janë duke u transformuar në një ushtri profesionale, duke punuar në krah me Shtetet e Bashkuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë”, thuhet më tej në postimin e Kurtit.
I thanked her for her continued support for our Security Forces which are transforming into a professional army, working alongside the #UnitedStates in promoting peace and stability in the world.
We agreed to strengthen our cooperation and visit each-other as soon as possible.— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021
Kurti në fund ka paralajmëruar edhe një vizitë tek njëri-tjetri së shpejti./Demokracia.com/