Lajme
Kurti: Zgjedhjet në veri u shtynë për shkak të frikës së serbëve
Demokracia
14:03 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore janë shtyrë për shkak të frikës që është duke mbretëruar te serbët.

Kurti në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se nëse do të mbaheshin zgjedhjet në javën e ardhshme, do të kishte dalje minimale, pasi sipas tij, serbët do të kishin frikë të dilnin të votonin.

“Zgjedhjet në komunat në veri u shtynë në prill me vendimin e presidentes Vjosa Osman, jo thjesht që policia jonë ka konstatuar rrezik, por për shkak se nuk ka kushte për votë të lirë, ka shumë frikë, rreziku është evident më i lartë, frika është edhe më e madhe se rreziku. Kjo frikë që mbretëron në veri të Kosovës,, nuk krijon kushte për zgjedhje të lira, për votë të lirë të qytetarëve. Ne duam që të gjithë të jenë pjesë e institucioneve. Dalja në zgjedhje të mos jetë minimale, dëshirojmë proces legal, për legjitimitet të plotë demokratik nuk bën të ketë dalje minimale. Dalja parashihej të ishte minimale, edhe nëse ne do të garantonim sigurinë. Po të mbaheshin zgjedhjet sot një javë, shqiptarët boshnjakët, romët e të tjerët do të dilnin në zgjedhje, serbët do të frikësoheshin”, tha Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtyrë zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor në veri të Kosovës, për në prill të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme