Sport
Kurti vesh fanellën e “Bad News Eagles” dhe përcjell lojën e tyre në turneun më të madh të CS:GO
Demokracia
13:06 | 09 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e përcjellur lojën e ekipit nga Kosova “Bad News Eagles” në turneun më të madh në botë për CS:GO.

“Bad News Eagles” ka debutuar sot në ndeshjen e parë kundër ekipit turk “Eternal Fire” në turneun “PGL Antwerp Major 2022”, shkruan Demokracia.com.

Kurti nëpërmjet llogarisë në Instagram ka ndarë dy fotografi nga ku shihet i veshur me fanellën e ekipit nga Kosova duke e përcjellur nga telefoni.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar Kurti në rrjetin social./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Të ngjashme