Lajme
Kurti uron presidentin e ri shqiptar Bajram Begaj: Le të punojmë së bashku
Demokracia
23:18 | 04 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.

Kurti ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë.

“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri. Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme