Lajme
Kurti udhëton për në Spanjë | Me çfarë pasaporte do të hyjë në këtë shtet që nuk e njeh Kosovën dhe as dokumentet e saj
Demokracia
18:03 | 10 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Spanjës.

Ai po qëndron në Malaga, ku do të marrë pjesë në kongresin e Partive Socialiste Evropiane, shkruan Demokracia.com.

Për t’u takuar me policët s’po ka kohë, Kurti shkon në Spanjë në kongresin e socialistëve

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES, si dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

ME ÇFARË PASAPORTE KA UDHËTUAR ALBIN KURTI NË SPANJË?

Spanja është një nga vendet e BE-së që nuk e njeh Kosovën si shtet.

Sportistët kosovarë që kanë udhëtuar drejt Spanjës kanë hasur gjithmonë probleme pasi shteti spanjoll nuk i ka njohur pasaportat e Kosovës.

Tash nuk dihet se me çfarë pasaporte ka përdorur kryeministri Kurti që ka udhëtuar drejt Spanjës, duke e ditur se spanjollët s’pranojnë dokumentet nga Kosova.

Liberalizimi i vizave, që së fundi po mbërrin për Kosovën, normalisht vlen për të gjithë vendet e zonës Shengen.

Por, Spanja, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do t’i lejojë sërish kosovarët të udhëtojnë lirisht drejt saj, pasi ky vend anëtar i BE-së nuk na njeh pasaportat.

Spanja vazhdon të jetë kundërshtare e Pavarësisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme