Lajme
Kurti ua njeh suksesin qeverive të kaluara “moti i kemi plotësuar kushtet për liberalizim të vizave”
Demokracia
15:12 | 18 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zakonisht për çështje që merr kritika, fajin ua lë qeverive të tjera. Sot, çuditërisht, ai e ka pranuar që të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave ishin përmbushur nga qeveritë e kaluara.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se gjatë javës së ardhshme mund t’i jepet përfundimisht drita e gjelbër për heqjen e vizave për kosovarët, përcjell Demokracia.com.

Që të arrihet kjo, qeveritë e kaluara të vendit kishin plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian përgjatë gjithë dekadës së fundit, ndërsa meritat për këtë, siç duket po mund t’ua mohojë as Kurti.

Kryeministrit Kurti, i cili zakonisht edhe pse është tani në pushtet i sulmon vazhdimisht paraardhësit e tij, këtë herë ua ka njohur suksesin për progresin drejt liberalizimit të vizave.

“Ne kemi plotësuar kriteret dhe në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se është rekomanduar për herë të dytë liberalizimi. Është theksuar problem në imazhin e Kosovës. Kemi punuar shumë dhe organizatat prestigjioze kanë dëshmuar se imazhi i Kosovës nuk është i para dy viteve”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se dhuna politike e ushtruar nga Kurti në protestat për demarkacionin dhe në Kuvendin e Kosovës kishin bërë që Kosova ta humbte momentumin për liberalizimin e vizave në vitin 2016. /Demokracia.com/

Të ngjashme