Lajme
Kurti ua kthen letrat Erdoganit dhe Netanyahit, s’e përmend ambasadën në Jerusalem
Demokracia
11:37 | 03 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ua ka kthyer letrat presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi këta dy të fundit uruan lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kurti në letrën e tij dërguar Erdoganit, e ka falenderuar atë si dhe është shprehur shumë mirënjohës për mbështetjen e tij.

“Me datë 14 shkurt të këtij viti nga zgjedhjet demokratike, qytetarët e republikës së Kosovës në mënyrë rrënjësore vendosen për ndryshimin e së ardhmes së tyre. Shqiptarët në Turqi dhe Turqit në Kosovë janë një urë miqësore midis vendeve tona. Ne i vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe gjithashtu ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në qeverinë time”, ka shkruar Kurti, raporton Demokracia.com.

Megjithatë, Turqia ditë më parë reagoi ashpër ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. E pikërisht për këtë, Kurti gjatë këtyre ka folur edhe në takim me ambasadorin turk në Kosovë, Çağri Sakar.

Kurti në këtë takim u shpreh se vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem do të shqyrtohet.

“Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, pati thënë Kurti.

Sa i përket Netanyahut, ani pse pati një ftesë nga ky i fundit që të marrë pjesë në hapjen e ambasadës, Kurti në letrën e tij nuk e ka përmendur një gjë të tillë, raporton Demokracia.com.

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka thënë se “do ta bëj vizitën në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”.

“Vendi jonë ka qenë historikisht respektues ndaj popullit hebrenj, unë do të angazhohem për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Faleminderit për ftesën për të vizituar shtetin tuaj miqësor, të cilën to ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.”, ka shkruar ai.

Më poshtë Demokracia.com ua sjell të përkthyera dy letrat e Kurtit:

Shkëlqesia juaj

I dashur, presidenti Erdogan

Ju falënderojë për letrën e urimit të datës 15 shkurt 2021.

Me datë 14 shkurt të këtij viti nga zgjedhjet demokratike, qytetarët e republikës së Kosovës në mënyrë rrënjësore vendosen për ndryshimin e së ardhmes së tyre. Shqiptarët në Turqi dhe Turqit në Kosovë janë një urë miqësore midis vendeve tona. Ne i vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe gjithashtu ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në qeverinë time.

Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e shtetit turk dhe shoqërisë gjatë kohërave më vendimtare të vendit tonë.

Ju lutem pranoni, shkëlqesia juaj, i dashur zoti president, urimet dhe vlerësimet më të larta.

Shkëlqesia juaj

I dashur Kryeministër Natanyahu

Unë ju falënderojë për letrën e urimet të datës 15 shkurt 2021.

Si kryeministër i caktuar, e mirëpres faktin që marrëdhëniet midis njerëzve tanë kanë ngritur marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Unë e shoh këtë si mundësi për të thelluar dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë në fushën e politikës, ekonomisë dhe kulturës.

Vendi jonë ka qenë historikisht respektues ndaj popullit hebrenj, unë do të angazhohem për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Faleminderit për ftesën për të vizituar shtetin tuaj miqësor, të cilën to ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

Ju lutëm pranoni shkëlqesia juaj, i dashur, kryeministër urimet dhe vlerësimeve më të larta./Demokracia.com/

Të ngjashme