Lajme
Kurti u vetëlavdërua se nuk merr kompensim si veteran i UÇK-së, por atij i ndalohet me ligj
Demokracia
20:29 | 09 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se nuk merr kompensim si veteran i UÇK-së, por ai nuk tregoi se këtë kompensim nuk ia lejon ligji. 

“Unë kam punuar në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksoj se as atë kompensimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare, nuk e kam pasur e as nuk e kam ndërmend t’i marrë”, ka thënë sot kryeministri Kurti.

Ai e lavdëroi veten për diçka që nuk ia lejon neni 16, pika 4 e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, shkruan Demokracia.com.

“Veteranët e UÇK të cilët janë të punësuar në sektorin publik dhe privat nuk kanë të drejtë të përfitimit të pensionit”, thuhet në ligj.

Kryeministri edhe para se të vinte në pushtet nuk ka pasur të drejtë ligjore ta shfrytëzojë këtë beneficion, meqë ka marrë pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai merr pagë si kryeministër rreth 1 mijë e 500 euro.  /Demokracia.com/

Të ngjashme