Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti u ka shpallur luftë mësimdhënësve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qëllimi i tij është t’i poshtërojë ata, derisa pagat ua ndali si hakmarrje për grevën.
Deputetja ka thënë se beteja shpejt do të marrë fund dhe humbësi dihet.
Postimi i saj i plotë:
Albin Kurti iu ka shpallur luftë mësimdhënësve. Qëllimi është për t’i poshtëruar. Ua ndali pagat për muajin shtator, si hakmarrje për grevën. Kjo betejë do të marrë fund shpejtë, humbësi dihet.