Lajme
Kurti u injorua në SHBA, por Bujar Osmani pritet të takohet edhe me sekretarin Blinken
Demokracia
18:38 | 02 Qershor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka nisur një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani do të udhëheqë delegacionin qeveritar në dialogun strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, që fillon një proces të tillë të rëndësishëm me Shtetet e Bashkuara, shkruan Demokracia.com.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, Osmani pritet të realizojë edhe takime të shumta bilaterale me përfaqësues të lartë shtetërorë të SHBA-së, si dhe personalitete të njohura të sektorit civil dhe përfaqësues të “think-tank”.

Demokracia.com ka mësuar se gjatë kësaj vizite, Osmani pritet të takohet edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Ndryshe nga ministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti, ndonëse qëndroi 18 ditë në SHBA duke u sorollatur në pritje të një takimi të nivelit të lartë, ai nuk arriti të takohej me parinë e SHBA-së.

Kurti nuk arriti të takohej as me sekretarin Blinken, as me presidentin Biden dhe as zëvendëspresidenten Harris.

I vetmi takim i rëndësishëm i tij ishte me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jack Sullivan. Madje edhe ky takim ngjalli shumë debat nëse ishte apo jo në Shtëpinë e Bardhë, ngase fotografia që
iu servua publikut ishte jo në ndonjë zyrë, por te shkallët. /Demokracia.com/

Të ngjashme