Kryeministri Albin Kurti para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Berilin, tha se pret që të kuptohet se marrëveshja më e mirë është ajo e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.
Kurti është në darkë joformale me Vuçiq dhe të ngarkuarin e BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak
“Në takimin që do ta kem tash me presidentin e Serbisë të fasilituar nga Lajçak dhe të organizuar nga kancelari gjerman Scholz, unë pres që nga ky takim të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK’në.