Lajme
Kurti tregon se çfarë pozite do të ketë Glauk Konjufca nëse arrin ta formojë Qeverinë
Demokracia
20:34 | 20 Maj 2025

Share:

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka zbuluar se ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca, do të jetë pjesë e “Qeverisë Kurti 3”.

Kurti tha se në VV janë pajtuar që Konjufca të bëhet Ministër, pozitë që e kishte mbajtur edhe në Qeverinë Kurti 1.

“Glauk Konjufca, jemi marrë vesh në Lëvizjen Vetëvendosje që do të bëhet anëtar i Qeverisë në Kurti 3. Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena Haxhiu po kthehet në legjislativ”, ka deklaruar Kurti në RTK.

Të ngjashme