Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar detaje të reja rreth takimit me të emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak.
Mbrëmjen e së hënës, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Demokracia.com.
Kurti para pak çastesh në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, ka treguar detaje nga ky takim.
Ai ka thënë se janë dakorduar që dialogu është i rëndësishëm dhe se duhet të jetë i përgatitur mirë.
“Mbrëmë prita ne takim emisarin Mirsolav Lajcak në zyrat e LVV-se. Ai më uroi për qeverinë e ardhshme dhe e informova atë për top prioritet tona në vendet e punës dhe drejtësi. Ne të dy u pajtuam që dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, si dhe me principe. Duhet të jetë transparent, kështu që qytetarët kanë përfituesit, duhet të jetë edhe euroatlantik – i koordinuar mes SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Kurti, raporton më tutje Demokracia.com.
Theksojmë se gjatë ditës së martë, Lajçak është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, si dhe me krerët e partive politike. /Demokracia.com/
We both agreed that the dialogue is important and should be well-prepared and principled. It must be transformative and transparent, so that citizens are the beneficiaries, and it must be transatlantic – well coordinated between ?? and ??.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 2, 2021