Lajme
Kurti thotë se në qeverinë e tij më së paku do të jenë 5 gra ministre
Demokracia
15:28 | 08 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në Ditën e Gruas për numrin e grave që do të jenë ministre në qeverinë e tij.

Kreu Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë pjesë sot me rastin e Ditës së Gruas në marshin “Marshojmë s’festojmë, i cili tregoi se edhe sa ministrie do të jenë në qeverinë e tij, shkruan Demokracia.com.

Kurti ka treguar edhe për numrin e ministreve që do të jenë në Qeverinë e cila pritet të formohet pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, shtoi i njëjti teksa përmendi kuotën gjinore në Kuvend të Kosovës.

Kurti tha po ashtu se asnjë grua nga kjo parti politike nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore.

“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, tha Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme