Lajme
Kurti thotë se eurodeputetja spanjolle mirëpriti aplikimin e Kosovës në BE
Demokracia
18:37 | 15 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me anëtarë nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi grupin e Social Demokratëve për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe veçanërisht në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilët ishin të parët që e përkrahën publikisht në momentin e aplikimit.

Ai shtoi se prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë punësimi dhe drejtësia, e po angazhohen të arrijmë rezultate inkurajuese në fusha e sektorë me rëndësi për zhvillimin e vendit.

“Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve. Ndërkaq, marrëdhëniet me BE-në i kemi përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024