Kryeministri Albin Kurti thotë se thirrjet për ta shkarkuar ministrin për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq pasi që mori pjesë në bllokadën e serbëve të veri, sipas Kurtiti kanë për synim të krijojnë konflikt brendaqeveritar.
Kryeministri në një konferencë për media tha se nuk i kontribojnë strategjisë së qeverisë thirrjet që të shkarkohet ministri Rakiq.
“Besoj që thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq nuk janë thirrje që i kontribuojnë strategjisë sonë dhe më shumë kanë për synim që ta krijojnë njëfarë konflikti të ri brenda-qeveritar në kushtet kur policia e Kosovës me ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë që po e zbaton është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politike. Mua më duket që është më shumë kërkesë për ndërhyrje në strategjinë tonë sesa që bëhet nga ndonjë motiv i lartë për të mirën e Kosovës”, tha Kurti./Demokracia.com/