Lajme
Kurti tha s’lejojmë Republika Srpska në Kosovë, lajmërohet Dodik
Demokracia
13:37 | 02 Maj 2023

Share:

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se Kurti nuk duhet të merret me Republikën Srpska por me obligimet ndërkombëtare.

“Kjo Republika Srpska nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të pranojë kurrë që është normale t’i rrëmbesh tokën e të tjerëve me dhunë është të shpallet parashtet, siç është Kosova sot”.

“Ky është thelbi i pakënaqësisë së Kurtit ndaj Republika Srpska”, tha Dodik për Srna-n.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median kroate “Hina”, ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës.

“Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në BeH. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme