Lajme
Kurti tha se vendit i mungojnë kuzhinierët e trajnuar, muratorët dhe floktarët, Çitaku: Kosovës i mungon kryeministri
Demokracia
20:11 | 17 Janar 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti ku tha “se tregut të Kosovës i mungojnë kuzhinierët e trajnuar, muratorët dhe flokëtarët”.

Në kundërpërgjigje, Çitaku tha se në fakt ajo çka i mungon Kosovës është kryeministri, qeverisja e investimet kapitale.

“Sinqerisht, a është meme kjo apo e vërtetë? Kosovës i mungon Kryeministri. Kosovës I mungon qeverisja. Kosovës I mungojnë investimet kapitale”, ka shkruar në Facebook Çitaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur problem të madh largimin e qytetarëve në drejtim të vendeve perëndimore.

Ai tha se përderisa “shumë juristë dhe politologë duan të bëhen diplomatë”, tregut të Kosovës i mungojnë “kuzhinierë të trajnuar, muratorë apo floktarë”.

Të ngjashme