Lajme
Kurti tha se s`ka asnjë skandal të korrupsionit, Miftaraj ia përmend kryeministrit ambasadorin Berishaj
Demokracia
12:16 | 25 Shkurt 2023

Share:

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar adresimin e kryeministrit Albin Kurti në Këshillim e Përgjithshëm të LVV-së, i cili ka thënë se qeveria e tij në këto dy vite nuk ka asnjë skandal të korrupsionit.

Duke ironizuar, Miftaraj ia ka përmendur kryeministrit rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilit tashmë ia janë ngritur disa kallëzime penale rreth një afere korruptive rajonale.

“Kurti: Gjatë dy viteve s’e kemi asnjë skandal të korrupsionit, nga viti i ardhshëm presim heqjen e vizave. Martini: Bravo Kryeministër, vazhdo kështu angazhimin se je në rrugên e drejte”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë i Miftarajt, pa ndërhyrje:

Kurti: Gjatë dy viteve s’e kemi asnjë skandal të korrupsionit, nga viti i ardhshëm presim heqjen e vizave.

Martini: Bravo Kryeminister, vazhdo kështu angazhimin se je në rrugên e drejtê 😃

Të ngjashme