Lajme
Kurti tenton t’i mashtrojë kosovarët, thotë se planifikuan largimin e barrikadave para Vitit të Ri
Demokracia
18:22 | 05 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës do të ndërhynte para festës së Vitit të Ri për t’i hequr barrikadat, nëse ato nuk do të hiqeshin.

Ai ka thënë se KFOR-it iu dha koha e nevojshme dhe e kërkuar për heqjen e tyre.

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e dëshironte ndërhyrjen policore.

“Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat. Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Kurti ka deklaruar se është mirë që ata të cilët i vendosën barrikadat, i hoqën vetë.

“Bindja ime është që ata i vendosën barrikadat nga frika dhe nga frika edhe i kanë hequr”, ka deklaruar tutje ai.

Kurti ka thënë se Serbia është vend armik në veri. Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të përfundojë në qëndrim vetëfajësues.

“Duhet ta kuptojmë që në veri e kemi një shtet armik, që nuk e ndryshon Kushtetutën, me ato bazat ofensive. Do të ishte gabim i madh të hyjmë në tezën e vetëfajësimit kur kemi një Serbi”, deklaruar tutje ai.

Të ngjashme