Lajme
Kurti tash thotë që me Malin e Zi do të formohet komision për rishikim të vijës kufitare
Demokracia
13:26 | 22 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se duhet të formohet komision i përbashkët për rishikimin e kësaj marrëveshjeje. 

Sipas tij, komisioni do të formohet nga ekspertë të fushës.

Kurti para deputetëve ka thënë se edhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri për këtë çështje, përcjell Demokracia.com.

“Së bashku me Qeverinë e Malit të Zi duhet të formohet Komisioni i Përbashkët për korrigjimin e gabimeve në demarkacion. Duhet të formohet në momentin më optimal. Ne jemi gati, duhet të pritet Mali i Zi në formimin e komisionit. Ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim. Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë, pasi presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri. Vetëvendosje e ka kundërshtuar versionin e nënshkruar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është dashur të ketë rishikim e pastaj korrigjim, por që qeveritë e mëparshme, sipas tij, gabuan në hapa.

“Në Qeveri është aprovuar raporti me mbi 800 faqe, por mendimi që ne kishim është se së pari rishikim e pastaj ratifikim. Qeveria e asaj kohe veproi keq, më së pari ratifikim e pastaj korrigjim. Pala malazeze është shumë e varur nga raportet politike në vendin e tyre. Jemi të gatshëm dhe në pritje”, tha Kurti. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme