Lajme
Kurti takon ambasadorin turk, diskutojnë për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem
Demokracia
16:23 | 01 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar.

Albin Kurti dhe ambasadori turk Çağri Sakar gjatë takimit kanë diskutuar rreth vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Demokracia.com.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje të publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, citohet të thënë Kurti.

Sipas njoftimit të kësaj partie në takim është diskutuar edhe për qeverinë e re, si dhe për bashkëpunim në mes dy vendeve, veçanërisht në zhvillim ekonomik.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje, pa ndërhyrje:

Sot, Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, në zyret e Lëvizjes priti Ambasadorin e Turqisë, z. Çağri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, znj. Dilara Köseoğlu.

Ambasadori uroi Kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje. Kryetari Kurti e falendëroi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157487759557000

Të ngjashme