Lajme
Kurti takohet me von Cramon: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit
Demokracia
11:41 | 28 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, Kuri përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar.

Kurti shtoi që është kënaqësi të presë Cramon në takim “në këto kohë të rëndësishme dhe e falënderoi atë për përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”

Të ngjashme